Lajme

VV: Prokuroria e Prizrenit mos të merret me rastin e Deharit, Sylë Hoxha të hetohet si i dyshuar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pasi u publikuan konkludimet e raportit të ekspertëve zviceranë lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i cili nuk përjashtonte mundësinë e vrasjes, Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kërkuar që sa më shpejtë të nisin hetimet e reja lidhur me vdekjen e aktivistit të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ish-deputeti i VV-së, Sami Kurteshi ka thënë se për një kohë të gjatë janë fshehur autorët e vërtetë të krimit me qëllim të fajësimit të anëtarëve të Vetëvendosjes. Ai ka fajësuar Prokurorin Special, Sylë Hoxha, atë kohë kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit duke thënë se kyçja e tij në hetimet ndaj vdekjes së Astrit Deharit ishte e jashtëligjshme dhe e qëllimshme, shkruan Reporteri.net.

“Një kohë të gjatë ka shkuar duke i fshehur autorët e vërtetë të sulmit ndaj Kuvendit me qëllim të fajësimit të anëtarëve të VV-së. Krejt kjo shpejtësi e deklarimeve të ndryshme të prokurorisë e policisë ka pasë rol negativ në dezinformimin e publikut. Këtu rol të madh kanë pasur edhe media të caktuara. Deklarata e Sylë Hoxhës, kyçja e tij e jashtëligjshme në rastin e Deharit dhe shpallja e hetimeve të mbyllura ishte e qëllimshme politikisht. Më vonë Sylë Hoxha edhe u dekorua si Prokuror Special”, ka deklaruar Kurteshi.

Ndërkaq zyrtarja tjetër e VV-së, Albulena Haxhiu ka kërkuar që Prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Haxhiu ka thënë se kjo Prokurori nuk mund të sjellë hetime objektive mbi këtë rast.

“Pas publikimit të raportit të Institutit Zviceran kërkojmë që Prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e rastit të Deharit. Kjo Prokurori nuk mund të sjellë hetime objektive mbi rastrin e Deharit. Ne kërkojmë që Prokuroria Speciale të marrë nën hetim rastin e aktivistit tonë. Ne kërkojmë që Sylë Hoxha të mos marr pjesë në këtë hetim por të thirret si i dyshuar”, ka thënë ajo.

Haxhiu është zotuar se gjatë qeverisjes së tyre do të zbardhen rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit dhe përgjegjësit do të sillen para drejtësisë.

“Zbardhja e kësaj ngjarje do të jetë prioritet i yni. Ngjarje të tilla asnjëherë nuk do të përsëriten në Qeverinë e Vetëvendosjes”, ka deklaruar ndër të tjera Haxhiu. /Reporteri.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat