Sport

Veseli viziton lojëtaret e kombëtares së Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët i ka pëgëzuar për punën ekipore dhe fitoret që po i sjellin Kosovës.

Nëpëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se lojëtarët e kombëtares së Kosovës po luftojnë për ëndrrën e rinisë së Kosovës.

“Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë.

Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës. Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë. Përkrahe Kosovën! #PerkraheKosoven”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv