Sport

Vëllaznimi me iniciativë për të shpëtuar klubin nga më e keqja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra gjakovare tani e një kohë gjindet në një pozitë të palakmueshme, shkruan BlicMedia.

Kuqezinjët nga Gjakova sot me anë të një njoftimi në rrjetet sociale kanë nisur një iniciativë për të shpëtuar skuadrën nga më e keqja.

Ky është njoftimi i Vëllaznimit.

𝐊𝐎𝐍𝐓𝐑𝐈𝐁𝐎 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐓𝐈

Të dashur qytetarë e simpatizantë të klubit tonë të zemrës!

Siç edhe jeni në dijeni, ka shumë kohë që KF Vëllaznimi po kalon në një prej fazave më tē këqija në gjithë historinë e klubit!

Pasi për momentin u shteruan pothuajse të gjitha alternativat e thirrjeve për ndihmë, ne si staf i Vëllaznimit e ndërmorrëm një iniciativë si rastin e fundit, për ta shpëtuar klubin nga më e keqja, që përmes shtypjes së mijëra biletave për të ardhë në stadium dhe për ta përkrahur klubin tonë në këto momente të vështira, duke paguar biletën vetëm 2€, kush me nje biletë e kushë me më shumë bileta, në mënyrë që të mund ta sigurojmë një fond minimalë ekzistencial për vazhdimin e garës.m

Le të jetë kjo biletë të cilën do ta paguani Ju, 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚 𝐞 𝐟𝐚𝐭𝐢𝐭!
Fati qoftë me ne, në ditët dhe javët në vazhdim!
Perherë mirënjohës për secilin prej jush!

𝐌𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭
𝐊𝐅 𝐕ë𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐦𝐢

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv