Lajme

Ushtari i FKS-së që organizonte vëndosjen e flamujve në Podujevë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Baki Ejupi ka vdekur dje në moshën 45 vjeçare. Nënoficeri i FSK-së ndërroi jetë pas një ataku kardiak, që e pati pas përfundimit të testeve fizike.

Përveç si ish-ushtar i UÇK’së dhe paslufte i FSK-së, Ejupi do të mbahet mend edhe për kujdesin që kishte për qytetin e tij Podujevën.

Sa herë që vinte nëntori, Baki Ejupi, së bashku me bashkëvendës për çdo vit organizonte vendosjen e flamujve në pjesë të ndryshme të Podujevës.

Një gjë të tillë thoshte ta ketë borxh për ata që dhanë shumë për kombin shqiptar. Ejupi së bashku me vullnetarët tjerë brenda një dite kishte vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit FSK ka thënë se do ta njoftojë me kohë opinionin

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat