Sport

UEFA zyrtarizon grupet e mundshme, ja ku do të përfundojë Kosova nëse kualifikohet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të shtunën në Bukuresht të Rumanisë duke filluar nga ora 18:00, do të bëhet tërheqja e shortit për Kampionatin Evropian EURO 2020.

Në këtë kompeticion të madh evropian, kualifikimin po kërkon edhe Kosova përmes Play Off të Ligës së Kombeve.Kosova për të siguruar EURO 2020 duhet të mposht fillimisht Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, dhe në finale fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.

UEFA tashmë ka bërë ndarjen në vazo, dhe ‘Dardanët’ në rast kualifikimi do të jenë pjesë e vazos së katërt.Sipas ndarjes së UEFA-s, Kosova në fazën e grupeve në EURO 2020, mund të jetë në grupeve C dhe F.

Dy vendet e para në grupin C janë Ukraina dhe Holanda, ndërsa në grupin F është i vërtetuar tashmë Gjermania, dhe pjesë e atij grupi mund të jenë shtete si Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turkia, Austri, Suedzi dhe Çeki.

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)ItaliFrancë/Poloni/Zvicër/KroaciPortugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika ÇekeFinlandë/Uells

GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)Belgjikë

Rusi
Danimarkë
Finlandë/Uells

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukrainë
Holandë
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

AngliFrancë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanjë
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Gjermani
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi).

Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skudra e Ligës D.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv