Lajme

Tryezë “Reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot mbahet tryezë diskutimi nga GLPS dhe ÇOHU “reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë: drejtësia 2020 dhe procesi i rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë”. Kjo tryez organizohet në “Javën Kundër Korrupsionit 2019”.

Tryeza në fokus do të ketë diskutimin mbi reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe sfidat e deritanishme me të cilat sistemi gjyqësor dhe prokurorial është ballafaquar vazhdimisht. Një theks i veçantë do vihet mbi reformat e numërta të ndërmarra gjatë viteve të fundit, përshfirë procesin e rishikimit funksional dhe iniciativën e fundit të Ministrisë së Drejtësisë – Drejtësia 2020.

Ndër të tjera, panelistët do kenë mundësinë të diskutojnë edhe mbi prioritetet legjislative për qeverinë e ardhshme si dhe proceset e rëndësishme të integritetit, siç është vetingu në sistemin e drejtësisë.

Pjesë e panelit do të jenë përfaqësues të institucioneve kompetente, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësues nga partitë kryesore politike në vend, shoqërisë civile, ekspert të fushës dhe komunitetit ndërkombëtarë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat