Lajme

Ministri i punëve të jashtme të Italisë viziton Shqipërinë sot

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp nga Ambasada e Italisë në Tiranë, në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati italian do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.

Në përfundim të takimit me kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp në Kryeministri.

“Pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor, ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat