Lajme

Treska: jemi në terren në ndihmë për ju, na shfrytëzoni si psikolog

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Psikologia Valbona Treska ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që ti drejtohen atyre dhe mos marrin medikamente qetësuese.

Në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora, Treska tha se si kurrë më parë 350 psikologë janë në terren për ti ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëe.

Valbona Treska: Para se të shkojnë të kërkojnë medikamenti, prandaj them që më në fund u vu kriteri që jo çdo kush mund të merrte çdo gjë në farmaci, sepse kishim një përdorim të ksanaiksit në përmasa të frikshme. Njerëzit merrnin ksanaks pa asnjë rekomandim nga mjeku. Nuk duhet të shkojmë deri tek medikamenti. Ju lutem shumë të gjithë individëve që kanë problematika të gjumit, të ndryshimit emocional, kanë problematika të të ndjesive negative që përjetojnë, dëshirë për të qëndruar vetëm, frikë për tu futur në ambientet ku kanë qenë, ka akoma individë që nuk janë rikthyer në ambientin ku jetonin. Ju lutem merrni ndihmë nga psikologu përpara se të shkoni një shkallë më tutje për të marrë medikamente tek psikiatri. I keni të gjithë psikologët në terren. Nuk ka pasur kurrë një numër kaq të madh psikologësh në shërbim të popullsisë. Jemi të gjithë në terren, në 7 ditë kemi qenë 350 psikologë në terren. Shfrytëzoni psikologët, sepse janë atje për ju.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat