Lajme

Macron me konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Shqipërisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tragjedia e 26 nëntorit vazhdon të nxjerrë në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit nga shumë shtete, individë dhe organizata.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë për tu rindërtuar pas tërmetit.

Macron tha pas samitit të NATO-s se është shumë e rëndësishme një konferencë solidariteti me Shqipërinë.

“Kam një mesazh miqësie e mbështetjeje për miqtë tanë shqiptarë. Shqipëria është përballur me tërmete të tmerrshme javën e fundit me mbi 50 të vdekur, me mijëra njerëz që kanë humbur banesat e tyre, me familje në zi. Franca ka dërguar që në orët e para ekipe të sigurisë civile që kanë bërë një punë të shkëlqyer siç Kryeministri Rama e evidentoi dje, kur ua tha zyrtarisht dje në vendin e tij. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin teknik. Dua t’i shpreh Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithë mbështetjen time. Uroj që javën e ardhshme gjatë samitit të Këshillit Europian ne të kemi një qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje dhe dua që të arrijmë të organizojmë një konferencë partnerësh, publike e private njëkohësisht për të organizuar dhurimet për rindërtimin dhe shpenzimet e nevojave të para për Shqipërinë. Franca është krejt e gatshme që ta mikpresë një konferencë të tillë:, – tha Macron

Franca menjëherë pas rënies së tërmetit solli në vendin tonë ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar një nxjerrjen e të mbijetuarve dhe viktimave nga rrënojat./sh/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat