Sport

Trepça ’89 realizon ndaj Feronikelit!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon me tri ndeshje tejet interesante këtë të hënë (7 tetor), shkruan Gazetasheshi.com.

Kryendeshja e javës zhvillohet në Suharekë, me ç’rast Ballkani e pret Prishtinën në një përballje që pritet të dhurojë spektakël.

Sot luhen edhe dy ndeshje tjera, ku Trepça ’89 e pret Feronikelin, në një ndeshje intesante.

Derbi i skaudrave të fundit do të jetë edhe ajo mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit që zhvillohet në ‘Ferki Aliu’.

Gazeta SHESHI do ju mbajë të informuar në lidhje me formacionet zyrtare, si dhe do ju raportë minutë pas minute për çdo risi nga këto tri përballje:

🚨 LIVE

🎯 Ballkani – Prishtina 0-0

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕1⃣ minutë shtesë!

⏱ 42′ Visar Bekaj (Pri) dëbon në fundore një harkim të rrezikshëm të Besnik Krasniqit.

⏱ 16′ Blend Baftiu (Ball) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

🔔 12′ Endrit Krasniqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 12′ Ardit Hila (Pri) gjendet në mundësi të mirë shënimi, por gjuajtjen e tij e pret Armend Ruxhi.

⏱ 10′ Leonit Abazi (Pri) gjuan me kokë, por nuk e qëllon topin mirë duke dërguar drejt në duart e Armend Ruxhit.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Ballkani: Ruxhi, Potoku, Sinani, Berisha, Krasniqi, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Magani. 👨‍🏫 Kryetrajner: Ismet Munishi

📍 Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Ibrahimi, Bardhoku, Miftaraj, Hila, Krasniqi, Abazi, Uka, Shillova. 👨‍🏫 Kryetrajner: Armend Dallku

🔎 Gjyqtarë: Selim Isufi, Erduan Baliqi, Fatlum Jashari, Kreshnik Vula

🏟 Stadiumi: “I qytetit” – Suharekë

🎯 Trepça ’89 – Feronikeli 1-0

⚽ 44′ Goool… Gëzim Rusi (T’89) realizon brenda zonës, 1-0.

⏱ 43′ Lassine Traore (T’89) gjuan brenda zonës, por pret Florian Smakiqi.

⏱ 36′ Lassine Traore (T’89) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Florian Smakiqi i cili bën një pritje vendimtare për të shpëtuar gol të sigurt.

⏱ 35′ Arb Manaj (T’89) gjuan mbi portë me një goditje nga distanca.

⏱ 31′ Yll Hoxha (Fer) gjuan pranë portës.

⏱ 17′ Rron Statovci (T’89) gjuan nga afërsia, por vetëm mbi portë.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Trepça ’89: Beqiri, Asare, Pira, Statovci, Jashari, Jeancques, Traore Emini, Maloku, Manaj, Rusi. 👨‍🏫 Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

📍 Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Prekazi, Islami, Hoxha, Dabiqaj, Hoti, Fazliu, Da Silva, Krkotic, Rexha.👨‍🏫 Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq

🔎 Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Besfort Kosumi

🏟 Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë

🎯 Vushtrria – Flamurtari 1-0

🔔 42′ Daut Maxhini (Vush) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚽ 30′ Goool… Klevis Lushaku (Vush) gjendet bukur pas një ndërprerje dhe realizon për 1-0.

⏱ 25′ Vinicius (Vush) gjuan brenda zonës, por pret edhe njëherë tjetër Ardit Nika.

🔔 24′ Lorik Maxhuni (Fla) ndëshkohet me karton të verdhë!

♻ 18′ Dior Zabërgja (Vush) inkuadrohet në loj në vend të Ian Agustos së lënduar.

⏱ 08′ Eri Lamça (Vush) shpërdoron një rast të mirë shënimi, derisa para tij ndërhyn ‘gardiani’ Ardit Nika.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Vushtrria: Tahiri, Dragusha, Hoxhaj, Lushtaku, Agusto, Maxhuni, Azemi, Vinicius, Gashi, Lamçja, Matheus De Paula. 👨‍🏫 Kryetrajner: Antonio Toma

📍 Flamurtari: Nika, Zenunaj, Granchov, Maxhuni, Dumani, Bruqi, Boshnjaku, Isljami, E.Krasniqi, Kelmendi, F.Krasniqi. 👨‍🏫Kryetrajner: Artim Shaqiri

🔎 Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Safet Berisha, Elvis Bicaj, Arben Halilaj

🏟 Stadiumi: “Ferki Aliu” – Vushtrri

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv