Sport

Trajneri i Kombëtares së Anglisë me fjalë të mëdha për Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është deklaruar para ndeshjes me Kosovën.Southgate ka thënë se ndeshja e së dielës në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë një natë e madhe për kosovarët.

Ai po ashtu ka shtuar se është mëkat që Kosova tashmë ka humbur mundësinë kualifikuese për Euro 2020 përmes fazës së grupeve.Anglia dhe Kosova janë takuar për herë të parë në Southampton, me vendasit që fituan 5:3 pas një drame të vërtetë.

“Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion, natyrisht”, është deklaruar fillimisht Southgate. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët”, ka vazhduar ai.“Është një mëkat për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi”.

“Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim liderë në grup me më shumë pikë që mund të marrim”.Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet në ‘Fadil Vokrri’ të dielën me fillim nga ora 18:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv