Sport

Toni Kuka ka një falënderim të veçantë për Uran Ismailin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Driton Kuka dhe xhudistët si Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Distria Krasniqi janë ata që kanë bërë krenare Kosovën dhe sportin e saj, viteve të fundit.

Shteti ynë është përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme në në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medalje të shumta, në Grand Prixe të ndryshme.

Sportistët që siguronin medalje për Kosovën ishin të trajnuarit e Driton Toni Kuka. Ata tashmë synojnë Lojërat Olimpike, Tokio 2020, për të bërë historinë, pas Rios, kur Majlinda merrte të artën.

Para këtij evenimenti të madh sportiv, Toni Kuka ka një falënderim të madh për ministrin në detyrë të shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili duket se ka një rrol të madh për atë se si xhudo kosovare do të paraqitet në Tokio.

Ismaili ka qenë njeriu kyç që ka përkrahur shërimin e mbretëreshës së xhudos, Majlinda Kelmendi, në mënyrë që ajo të jetë e gatshme për Tokyo2020, bën të ditur Kuka, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Gjithashtu, trajneri i xhudos ka njoftuar edhe për progresin e shënuar nga Akil Gjakova, dora e së cilit tashmë duket në gjendje të rregullt.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e Toni Kuka në ‘Facebook’, ku një falënderim i veçantë shkon për ministrin në detyrë, Uran Ismaili.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv