Sport

“Tiks.app” vjen me një njoftim të rëndësishëm për personat që kanë paguar biletën, por nuk i kanë marr ato

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kompania që shet ekskluzivisht biletat për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës u ka kërkuar të gjithë tifozëve që i kanë paguar biletat për ndeshjen me Anglinë, por s’kanë marrë konfirmim në e-mail, t’u shkruajnë atyre në adresën zyrtare.

Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Megjithatë, edhe pse Kosova s’do të mundë të kualifikohet në EURO 2020 përmes Grupit A, interesimi i qytetarëve për ta përcjellë përballjen në “Fadil Vokrri” ka qenë i madh dhe faqja tiks.app ku bëhet shitja e biletave ra nga sistemi dhe ua pamundësoi shumë tifozëve të blejnë bileta.

Një numër i tifozëve që patin fatin t’i sigurojnë biletat për këtë ndeshje të rëndësishme ishin në ankth, pasi që atyre konfirmimi për biletat nuk u erdhi në adresën elektronike, përkundër që pagesa ishte bërë.

Kompania e kontraktuar nga FFK për shitjen e biletave u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që ende nuk kanë pranuar biletat në email adresën e tyre pavarësisht kryer së pagesës që t’u shkruajnë atyre.

“Personat të cilët e kanë kryer pagesën dhe nuk i kanë pranuar ende biletat në email ose në profilin e tyre në tiks.app, iu lutemi të na shkruani në emailin zyrtar të Tiks.App”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vlera e kësaj ndeshjeje të së dielës ka rënë për Kosovën pas humbjes të së enjten në Çeki, pasi që tani “Dardanët” e kanë të pamundur të kualifikohen në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A.

Në anën tjetër, Anglia e ka siguruar kualifikimin, mirëpo i duhet fitorja për t’u siguruar që është fituese e grupit. Nëse e kalon grupin si fituese, Anglia ka më shumë gjasa të përballet me Kombëtare më të dobëta në letër në fazën e grupeve të Evropianit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv