Sport

Tifozët e Crvena Zvezdës ia mësyjnë Kosovës, mbërrijnë në kufi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tifozët e Crvena Zvedës, të njohur si “Delije” ia kanë mësyrë Kosovës, për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, i cili është paraparë të luajë sot në Kosovë kundër Trepçës serbe, në kuadër të Kupës së Serbisë. Por, tifozët serbë nuk pritet të lejohen të futen në territorin e shtetit tonë
Një grup tifozësh të Crvena Zvezdës ia kanë mësyrë sot Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, tifozët e njohur me emrin “Delije” synojnë të futen në territorin e Republikës së Kosovës për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, i cili është paraparë të luajë sot në Kosovë ndaj Trepçës serbe në kuadër të Kupës së Serbisë.

Sipas mediave serbe, një grup tifozësh, me rreth 10 vetura ka mbërri në kalimin kufitar të Jarinjës.

Aty gjendet edhe Policia e Kosovës, e cila sipas të gjitha gjasave nuk do t’i lë ata të futen në territorin e shtetit tonë, por as kontingjentin e Crvena Zvezdës, i cili nuk ka mbërri ende në kufi.
Federata e Futbollit të Kosovës i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës të mos e lejojë ekipin serb të futet në Kosovë pasi e konsideron këtë ndeshje ilegale. /Gazeta Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv