Sport

Tahir Batatina ‘zbulon’ recetën me të cilën e mposhti Feronikelin!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tahir Batatina, kryetrajner i ekipit të Llapit është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur në udhëtim te Feronikelit (2-1), shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku llapjan ka folur pas ndeshjes për mënyrën se si skuadra e tij e gjeti rrugën e fitores në “Rexhep Rexhepi” për herë të parë në historinë e klubit.

“Gjithmonë kur të luash kundër kampionit është vështirë, jemi mobilizuar për këtë ndeshjetë luajmë maksimalisht, të shënojmë një gol në pjesën e parë dhe komplet pjesa e dytë ishte taktizimit të shënoninim golin e dytë dhe të dilnim shpejtë në ofanziv”, ka deklaruar Batatina për “Super Sport Kosova”.

Ai gjithashtu foli edhe për pikat e forta të skuadrës së Llapit këtë edicion, ndërkohë që foli edhe për atmosferën brenda ekipit të tij.

“I kam kushtuar shumë rëndësi Kastriot Rexhës, të cilin e kemi mbuluar mirë dhe i përgëzoj futbollistët e mi. Në pjesën e dytë gjithmonë kemi luajtur me tri pasime dhe kemi dalë shpejtë në ofanziv. Atmosfera është e jashtëzakonshme në skuadër dhe mendoj që e meritojmë këtë fitore sidomos ndaj Feronikelit. Unë mendoj që Llapi ka luajt mirë në ofanziv. Mund të them se është viti i parë që Llapi ka defanzivc të mirë. Sebino Plaku, Mërgim Pefqeli dhe Mentor Zhdrellën nuk kam çfarë t’i mësojë, vetmë duhet t’i vendosi mirë taktikisht”, shtoi ndër të tjerash teknik llapjan.

Me këtë fitore Llapi renditen në pozitën e parën me 17 pikë, ndërsa Feronikeli në pozitën e tretë me 15 pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv