Sport

Superliga: Vëmendja në Prishtinë e Therandë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot luhet xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës me disa përballje shumë interesante.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Prishtina nuk ka humbur në pesë ndeshjet e fundit dhe kërkon fitore me dëshirën për të ndjekur kreun e tabelës, ndërsa Feronikeli pas dy humbjeve radhazi kërkon fitore për t’u këndellur.

Tjetër përballje do të jetë mes Ballkanit dhe Llapit. Ballkani për momentin është lideri dhe dëshiron të fitojë për të ruajtur vendin e parë, derisa Llapi gjithashtu dëshiron fitore për t’iu afruar kreut.

Ndeshje jo shumë të vështirë në letër do të këtë Drita që do të përballet me Dukagjinin në Gjilan.

Drita këtë sezon është një ndër kandidatët kryesorë për titull dhe kërkon tri pikë ndaj Dukagjinit që është në vendin e fundit në tabelë me tetë pikë.

Tjetër ndeshje do të zhvillohet në Skenderaj mes Drenicës dhe Trepçës’89. Trepça’89 ka fituar tri ndeshjet e fundit dhe dëshiron ta vazhdojë këtë seri, ndërsa Drenica ka humbur në ndeshjen e fundit dhe kërkon tri pikë për t’iu kthyer fitoreve.

Prishtina-Feronikeli do të fillojë në ora 18:00, ndërsa ndeshjet e tjera do të zhvillohen nga ora 13:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv