Sport

Sulmuesi i Ballkanit: Shqiptarët kanë vetëm një Kombëtare

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Artur Magani sulmuesi nga Shqipëria ka tre vite që luan në Superligën e Kosovës në futboll.

Së pari, Magani erdhi te Liria e Prizrenit ku shkëlqeu në edicionin e tij të parë.

Kurse më pas është transferuar te Feronikeli që nuk arriti të shënoi edhe shumë gola por ndihmoi ekipin për trofeun e tretë të kampionit në vend.

Por sulmuesi tashmë i Ballkanit në një intervistë për mediumin shqiptar “sport ekspres’, i pyetur lidhur me debatin se a duhet të ketë futbollistë nga Shqipëria te Kombëtarja e Kosovës, dhe nëse i vjen një ftesë nga këta të fundit a do të pranonte 25 vjeçari dha përgjigje negative.

Ti je përshtatur në Kosovë. Në Shqipëri është përfolur shumë edhe për një bashkëpunim më të mirë mes Kombëtares dhe Përfaqësueses. Pra, një lojtar shqiptar nga Shqipëria që të luajë për Kosovën, siç ndodh edhe e anasjellta. Nëse kjo ndodh dhe të zgjedhin ty, do t’i bashkoheshe Kosovës?

Mendoj se Kosova është më mirë në gjendje se Shqipëria për momentin. Me gjithë respektin për Kosovën dhe për këtë shtet, mendoj se shqiptaria ka vetëm një Kombëtare. Është ajo kuqezi, prandaj nuk do e zgjidhja.

Magani këtë edicion në gjashtë takime ka shënuar dy gola në skuadrën e Ballkanit që aktualisht është lider i Superligës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv