Lajme

Speca në kajmak, fjala e parë shqipe, Dua apo Rita? Ambasadori britanik në një intervistë ndryshe

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka rrëfyer për herë të parë shumë gjëra që nuk i keni ditur.

Që nga qershori i vitit që sapo e lamë pas, Mbretëria e Bashkuar në Kosovë përfaqësohet nga ambasadori, Nicholas Abbott.

Edhe pse në fillim nuk kishte shumë njohuri për Kosovën, ambasadori Abbott në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, ka folur për përditshmërinë e tij dhe për gjërat dhe ushqimet që i pëlqejnë në Kosovë.

Në këtë intervistë Abbott ka folur edhe për dy këngëtaret kosovare me famë botërore, Ria Orën dhe Dua Lipën.

Por, çfarë dhurate do t’i dhuronte mbretëreshës Elizabeta II, pas përfundimit të mandatit, cili është ushqimi kosovar që e pëlqen, fjalën e parë në shqip që e ka mësuar ambasador Abbott?. Këto dhe shumë përgjigje të tjera do t’i mësoni në intervistën e mëposhtme.

Lajmi. net: Z. ambasador, cilat ishin përshtypjet tuaja të para për Kosovën dhe banorët e saj, përpara se të ktheheshe në vendin tënd?

Ambasador Abbott: Kjo ishte hera e parë që kam shërbyer në Ballkan. Megjithëse kam qenë në dijeni për luftën e vitit 1998-99, nuk dija shumë për Kosovën.

Lajmi.net: Cila është fjala e parë që e keni mësuar në shqip?

Ambasador Abbott: Siç ndodh me të gjitha gjuhët, fjala e parë ishte “unë”.

Lajmi.net: A ke ndonjë ushqim të preferuar në Kosovë?

Ambasador Abbott: Më pëlqejnë specat në kajmak. Nuk e kam provuar këtë ushqim më parë, përpara se të vija në Kosovë. Shijon më mirë me pitalkë!

Lajmi.net: Dua Lipa apo Rita Ora? A janë krenaria e Kosovës apo Mbretërisë së Bashkuar?

Ambasador Abbott: Të dyja natyrisht. Që të dyja janë krenaria e të dy vendeve.

Lajmi.net: Kur ta përfundoni mandatin,  a keni menduar se çfarë dhurate nga Kosova do t’i dërgoni mbretëreshës?

Ambasador Abbott: Ne zakonisht nuk i dërgojmë mbretëreshës dhurata pas mbarimit të mandatit, por, po të kisha mundësinë, mendoj se dhurata do ishte një fotografi e maleve të Rugovës, me borën e parë që mbulon majën e malit.

Lajmi.net: Ku do e prisni Vitin e Ri, në Kosovë apo në Britani?

Ambasador Abbott: Në Kosovë. Këtu do jem për Krishtlindje dhe për Vit të Ri.

Lajmi.net: Mesazhi juaj në fundvit për qytetarët e Kosovës?

Ambasador Abbott: Viti 2020 mund të jetë vit i veçantë për Kosovën. Me një qeveri të re, do ketë edhe ndryshme, si dhe, për sa kohë që ata marrin besimin e një shumice të qytetarëve të Kosovës, ne do t’i mbështesim ata.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat