Lajme

Sot, Dita Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Policia e Kosovës shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Këto institucione morën iniciativën për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, duke organizuar fushata vetëdijësuese për të rinjtë, respektivisht studentët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës.

Me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve në shënim të kësaj dite ndërkombëtare të sigurisë, është organizuar një tryezë e përbashkët ku do të paraqiten ngjarjet kryesore nga kjo iniciativë, vizitat dhe efektet që ka arritur shënimi i fushatës. Po ashtu, duke qenë se kjo ditë shënohet ndërkombëtarisht nga shumë institucione relevante, do të shihet mundësia që edhe tek ne kjo ditë të marrë vëmendjen e duhur me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat