Sport

Sokoli flet nëse duhet të shkarkohet Bernard Challandes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova në muajin mars do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme ku ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Të gjithë presin një kualifikim të Kosovës në Evropian derisa tashmë në opinion ka nisur të flitet se [farë do të ndodh me trajnerin e Kosovës nëse ky objektiv nuk arrihet, shkrua Zëri.info.

Për këtë temë është deklaruar edhe vetë zvicerani në bankinën e Kosovës i cili ka thënë se nëse Kosova e do ai është gati të vazhdojë.

Për këtë çështje një mëndim ka dhënë edhe Bylbyl Sokoli në emisionin Favorit në T7 sipas ët cilit e ardhmja e Challandes nuk varet nga kërkesat e tifozëve por nga kërkesat e FFK-së.

“Trajnerin dihet kush e emëron dhe kush e mban në punë pra ai nuk varet nga tifozët apo individët. Nga kjo që ka treguar ai e meriton të jetë në krye të ekipit pasi kërkohet kontiunitet në punë.

Challandes ka treguar menaxhim të mirë, ka treguar kontroll në grup dhe kjo është shumë më rëndësi. Pra ta menaxhosh dhe ta kontrollosh grupin drejt një objektivi. Challandes në këtë rast u treguar lider i mirë dhe drejtues i mirë. Ai ka dëshmuar se e njeh mentalitetin e mirë tonin dhe është shumë bashkëpunëtor më të tjerët. Unë mendoj se ky grup duhet të vazhdojë punën kështu si është pasi ka treguar rezultate”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv