Lajme

Sindikatat e punëtorëve civil, “kërcënojnë” me greva nëse nuk zbatohet ligji

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga për sektorin publik, institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së këtij Ligji me Kushtetutën, e për këtë kanë reaguar Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Policisë dhe e Arsimit, të cilat kanë “kërcënuar” me greva e protesta nëse nuk zbatohet ligji.

Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) sot mban takim për të diskutuar veprimet sindikale nëse pagat nuk merren me rritje sipas Ligjit të ri të Pagave.

Kujtojmë se Rrahman Jashari, kryetar i kësaj Sindikate, ka bërë të ditur ditë më parë se mosmarrja e pagave në bazë të Ligjit të Ri do të krijojë pakënaqësi dhe telashe në vend.

“Ne i treguam Avokatit të Popullit që Ligji për Paga duhet të zbatohet. Nga këto sindikata është bërë goxha përpjekje për këtë ligj. Ne ia kujtuam atij edhe grevën që e kemi bërë pikërisht për këtë. Ne i thamë që mosmarrja e pagave sipas Ligjit për Paga do të krijojë telashe dhe pakënaqësi të mëdha te këta tre sektorët më të rëndësishëm për Kosovën dhe apeluam tek ai që të ketë kujdes tek angazhimet e tij, në mënyrë që ligji të fillojë së zbatuari”, kishte deklaruar Jashari.

Edhe Federata e Shëndetësisë e Kosovës (FSSHK), si dhe Sindikata e Policisë e Kosovës (SPK) kanë paralajmëruar greva dhe protesta në rast se pagat nuk do të dalin me rritje gjatë muajit dhjetor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat