Sport

Si do të funksionojë gara e tretë e UEFA-s, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Duke filluar nga sezoni 2021/22, klubet e futbollit në Evropë do ta kenë edhe një mundësi për të marrë pjesë në garat evropiane, pasi që përveç Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, UEFA do ta nisë edhe një garë të tretë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori vendos që të formohet edhe një garë e tretë për klubet evropiane, e njohur si “UEFA Europa Conference”, që do të radhitet në mesin e garave kontinentale me Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Nga 32 skuadrat që do të marrin pjesë në Conference League, 17 do të kualifikohen përmes rrugës kryesore, ndërsa pesë të tjera përmes rrugës së kampionit e 12 të fundit përmes play-offs të Ligës së Kampionëve.

Gjithsej, në kuadër të kësaj gare evropiane, do të ketë 15 javë me ndeshje futbolli dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillohet plot 141 ndeshje.

Skuadrat do të ndahen në tetë grupe me nga katër ekipe, ashtu siç ndodh edhe në Ligën e Kampionëve, e pastaj do të filloj faza eliminatore me 1/8 e finales, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe.

Ndeshjet do të fillojnë në dy orare të ndryshme: në orën 18:45 dhe në orën 21:00.

Fituesit e tetë grupeve do të kualifikohen automatikisht në fazën eliminatore, ndërsa tetë skuadrat e tjera do të luftojnë për tetë vendet e tjera me skuadrat që janë eliminuar nga Liga e Evropës si të tretat në grupet e tyre përkatëse.

Fituesi i Conference League do të kualifikohet automatikisht për sezonin vijues të Ligës së Evropës.

UEFA shpreson se 34 Federata të ndryshme do të përfaqësohen me klube në këtë garë të re.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv