Sport

Shqiptari që shpëtoi karrierën e tij falë mbiemrit gjerman – rrëfimi i tij është rrënqethës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në moshën 12 vjeçare, Bashkimi dhe familja e tij u kthyen nga Gjermania, ëndrra për të luajtur futboll pothuajse u shua, por mrekullia ndodhi më pas kur mori mbiemrin gjerman…

Bashkim Ajdini, futbollisti shqiptar nga Tërnoci i Luginës së Preshevës që luan në Bundesliga 2 te Osnabruck në Gjermani ka një histori tejet interesante rreth karrierës së tij.

Ajdini deri në sezonin e kaluar ka bartur fanellën me mbiemër gjerman “Renneke” dhe krejt kjo falë një ngjarje që jetës së tij ia ndryshoi kahjen.

Bashkimi u lind në Suedi, në qytetin e Halmstad. Që nga mosha 5 vjeçare, ai ishte i pasionuar nga futbolli. Prindërit e tij, të larguar nga Suedia për në Gjermani në atë kohë, e regjistruan Ajdinin në një Shkollë Futbolli Amator, te klubi i quajtur, SJC Hovelriege.

Në moshën 12-vjeçare, Bashkimi dhe familja e tij u kthyen në Preshevë, dhe sigurisht se ëndrra e tij të luante jashtë vendit pothuajse kishte përfunduar. Por, kush e priste një befasi të tillë. Trajneri i klubit ku shqiptari ushtroi si i ri, mori përsipër marrjen e Bashkimit në Gjermani, por për t’u lejuar kjo futbollisti duhej ta pranonte mbiemrin “Renneke”.

“Është dashur që ta ndërroj mbiemrin në mënyrë që të udhëtoj së bashku me trajnerin për në Gjermani, ishte vendim shumë i vështirë nga ana e prindërve të mi, por ata këtë e bën me dëshirë dhe për mua”, ka thënë Bashkim Ajdini.

Deri në moshën 18-vjeçare, futbollisti qëndroi te klubi ku filloi hapat e parë të futbollit. Pastaj ai arriti marrëveshje me klubin e njohur në Gjermani, Arminia Bielefeld.Bashkimi tani jeton në Gjermani dhe ka pasur fatin që t’ia bëjë letrat edhe familjes së tij. Ai tani jeton dhe vepron në Gjermani së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e tij.

Gjatë vitit 2015, “Renneke” u largua nga Arminia Bielefeld duke firmosur me klubin Sonnenhof Grossaspach. Pas një sezoni relativisht të mirë, shqiptari u transferua te klubi ku është që tri vite, VFL Osnabruck.

“Kam pasur shumë oferta gjatë verës, por kam kontratë ende me klubin që bën gara në Bundesliga 2 dhe ndihem shumë mirë dhe komod. Ndoshta kjo është arsyeja pse dua të qëndroj këtu”, shtoi tutje 26-vjeçari.I pyetur nga Reporteri nëse do të luante për Kombëtaren e Shqipërisë apo për atë të Kosovës, ai është përgjigjur kështu:

“Padyshim se kam dëshirë të jem pjesë e vendit tim, qoftë për Kosovën apo për Shqipërinë. Por, deri tani unë ende nuk jam kontaktuar nga ta”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv