Lajme

Shkup, mbahet forumi ekonomik ” Regional B2N Event

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot në Shkup mbahet forumi ekonomik “Regional B2B Event” i organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Qëllim kryesor i këtij organizimi është rritja e bashkëpunimit rajonal.

Në pjesën e parë do të jenë dy panele diskutuese, ndërsa pjesa e dytë do të ketë takime B2B me bizneset.

Agjenda e takimit:

10:15-11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe deklarata për media

11:00-11:05 Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i OEMVP, z. Nebi Hoxha

11:05-11:10 Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi

11:10-11:15 Fjalë përshëndetëse nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev

11:15-11:20 Fjalë përshëndetëse nga Ministri i Ekonomisë së RMV, z. Kreshnik Bekteshi

11:20-11:25 Fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesi i zyrës së USAID në Maqedoninë e Veriut z. Erik Janowsky

11:25-12:00 Forumi Ekonomik – Paneli I Tema – “Lehtësimi i tregtisë përmes bashkëpunimit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë”. Panelistë: 1. z. Gjoko Tanasoski, Drejtor i Drejtorisë Doganore së RMV; 2. z. Bahri Berisha, Drejtor i Drejtorisë Doganore së Republikës së Kosovës; 3. z. Arlind Gjokuta, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave i Republikës së Shqipërisë; 4. z. Gjergj Murra, Drejtor i Western Balkan Fund. Moderator: z. Drilon Iseni, Drejtor ekzekutiv i OEMVP;

12:15-13:00 Forumi Ekonomik – Paneli II Tema – “Mundësitë e bashkëpunimit, investimeve dhe qasjet e përbashkëta në tregjet rajonale dhe me gjerë”.

Panelistë: 1. z. Nagip Fejzi, Nënkryetari i OEMVP; 2. z. Skënder Krasniqi, Kryetari i Odës Afarizmit të Kosovës; 3. z. Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës; 4. z. Fejzulla Mustafa, Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe 5. z. Sokol Kraja, Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Moderator: z. Nagip Fejzi, Nënkryetar i OEMVP-së

13:30–16:00 Takime B2B mes kompanive

16:00-16:10 Koktej për rrjetëzim

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat