Sport

Shifra alarmuese për ekipin e Batatinës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

18 gola të pranuar për 12 ndeshje. Më shumë se një gol për ndeshje, për më tepër janë vetëm katër gola që e bëjnë dallimin mes bilancit të atyre të shënuar (22) dhe atyre të pranuar (18).

Skuadra e Llapit këtë edicion po vuan shumë në aspektin defensiv, duke mos arritur ta mbajë portën e paprekur më shumë se në dy përballje, shkruan Gazetasheshi.com.

Vetëm Vushtrria me 26 gola të pranuar dhe Flamurtari me 25, kanë mbrojtjen më të dobët se llapjanëtë këtë edicion. Madje, as Dukagjini që ndodhet në pozitën e fundit të renditjes tabelare nuk ka pranuar më shumë gola (17).

Ky fakt është shqtësues edhe për trajnerin e kësaj skuadre Tahir Batatina, i cili pas ndeshjes me Vushtrrinë deklaroi:

“Po pranojmë gola shumë të lehtë, të cilët nuk duhet pranuar. Ndoshta po ndikon edhe fakti që nuk po arrijmë të shënojmë gola, prandaj na duhet një gol për ti ç’liruar psiçikisht nga ky aspek. Nga ndeshja e radhës do të ketë shumë ndryshime, pasi që disa lojtarë po mendojnë se emri i tyre në fanelë luan përpara angazhimit të tyre”.

Llapi ka bërë jo pak ndryshime në skuadër këtë edicion dhe atë sidomos në repartin e mbrojtjes. Duke nisur nga porta llapjanët kanë ndryshuar shumë, pasi që nuk është më Eglant Haxho në portë por dyshja Afrim Ademi – Bledar Hajdini, të cilët për asnjë moment nuk kanë arritur të gjejnë formën e tyre.

Më pas reparti i mbrojtjes është i mangët pa Egzonin Sinanin dhe Ilir Blakçorin. Është e qartë mungesa e Bujar Idrizit të lënduar, teksa ardhjet e fundit nuk kanë ofruaru garancinë e nevojshme për repartin e mbrojtjes.

Mbetet për tu parë se cili do të jetë Llapi i ndeshjeve në vazhdim, por një gjë është e sigurt, që nëse vazhdon të pranojë gola të shumtë, atëherë do ta ketë shumë problem objektivin drejt titullit kampion.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv