Sport

Shaqiri shkëlqeu, këto janë fjalët e mëdha të Kloppit për kosovarin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jurgen Klopp u shpreh shumë i kënaqur pas fitores të Liverpoolit me rezultatin 5:2 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.

Trajneri i Liverpoolit nuk kurseu elozhet për lojtarët e tij, madje edhe për Xherdan Shaqirin që shënoi golin e dytë të takimit.

“Të gjithë golat ishin të pabesueshëm, të shkëlqyer. Pasime fantastike. Na duheshin këmbë të freskëta, prandaj bëmë 5 ndryshime”, tha Jurgen Klop pas fitores.

“E shijova shumë, kishte pjesë futbolli fantastike. Ajo që djemtë bënë, ishte e pabesueshme. Golat e Origit, pasimet e Manesë, gjithçka që bëri Shaqiri, Lalana ishte kudo”, shtoi tekniku gjerman.

Në rikthimin e tij tani, megjithatë, 28-vjeçari e kënaqi trajnerin e vet me atë që tregoi në fushë si titullar.“Vërtetë [shtatë muaj]? Më vjen keq Shaq! Ai ishte i lënduar dy herë”, tha Klopp kur u pyet për përfshirjen e Shaqirit në formacionin e parë të mërkurën.“Shaqiri u duk plotësisht i freskët, i fortë, fizikisht i fuqishëm, pra është më rëndësi që lojtarët të stërvitën pas lëndimeve. Ai pati problem me pulpën dy herë këtë sezon, por mendoj se ka stërvitur që dy apo tri javë dhe duket plotësisht mirë”, theksoi ai.“Ka qenë e qartë se kjo është periudha e vitit kur na duken të gjithë lojtarët dhe shpresoj se të gjithë do të jenë në formë si Shaq dhe Divock sonte”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv