Sport

Serbët: Faleminderit vëllezërit çekë për mbështetjen në luftën tonë për Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tifozët serbe e kanë shpalosur një baner gjatë fundjavës, në ndeshjen e futbollit amerikan ndërmjet Serbisë dhe Republikës Çeke, përmes së cilës i kanë falënderuar “vëllezërit çekë” për mbështetjen që po ua japin në çështjen e Kosovës

Tifozët serbë u janë falënderues dhe mirënjohës “vëllezërve çekë”, pasi disa huliganë çekë planifikuan ta lëshonin një dron muajin e kaluar në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës i kishte ndalur tifozët çekë, të cilët po planifikonin ta lëshonin mbi stadiumin “Fadil Vokrri” dronin me një porosi nacionaliste, përmes së cilës do ta shfaqnin Kosovën si pjesë të Serbisë.

Sidoqoftë, tifozët serbë nuk e harruan këtë tentim të çekëve, të cilët i përmendën përmes një mbishkrimi të shfaqur në ndeshjen e futbollit amerikan ndërmjet Serbisë dhe Republikës Çeke, të cilën e fituan serbët 16:0 në Pozharevc.

Rreth 2 mijë tifozë ishin prezent në stadium, ku ishte shfaqur edhe baneri.

“Ne i falënderojmë vëllezërit çekë për mbështetjen e tyre në luftën tonë për Kosovën”, shkruante në baner në gjuhën çeke, njofton Telegrafi serb.

Kosova do ta zhvillojë në muajin nëntor ndeshjen e kthimit me Republikën Çeke dhe Federata Çeke e Futbollit u ka bërë thirrje tifozëve të vetë të mos provokojnë me thirrje apo porosi nacionaliste dhe të mos e përziejnë politikën me sport.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv