Sport

Sadat Pajaziti dhe Vëllaznimi ndajnë rrugët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ashtu edhe siç pritej, Sadat Pajaziti dhe klubi i Vëllaznimit kanë ndarë rrugët.

Përmes një postimi faqja e skuadrës gjakovare e ka konfirmuar këtë gjë.

Më poshtë i keni fjalët e Pajazitit pas largimit nga kuqezinjtë.

“Kur pranova postin e trajnerit të ekipit të Vëllaznimit, ekip me shumë histori, erdha me shumë vullnet që të bëjmë klub stabil i cili do qëndrojë gjatë në superligë dhe të jetë gjithmonë pretendent për titull ashtu sikur ka qenë në kohë të mira, por hasëm në shumë vështërsi.

Sapo filluam kampionatin patem bojkot 2 javë pastaj shumë lojtarë na iken sapo filloj kampionati, une qëndrova vetëm sepse hasa në shumë dashuri për klubin, kudo që shkoja në qytet, bisedoja me njerëz të cilët tregonin për klubin me shumë dashuri për ç’do ndeshje, me njerez që edhe në stërvitje vinin edhe na ndjeknin nga afër, kjo më bëri që mos ta lë klubin por të mundohemi dhe të nxjerrim maksimumin, gjë të cilën nuk e arritëm.

Unë dua ti faleminderoj bashkpuntorët e mi, gjithë lojtaret dhe ju uroj suksese edhe shpresoj që sa më shpejtë të ofrohen njerëz të cilët e ndihmojnë klubin të kthehet aty ku e ka vendin sepse e meritojn qytetarët e Gjakovës, edhe superliga pa Vëllaznimin është e mangët pa ata tifoz të cilet japin gjithcka për klubin e tyre.” ka thënë Pajaziti.

Sadat Pajazitin e falenderojmë për bashkepunimin dhe profesionalizmin e treguar gjate punes në klubin tonë, suksese gjitha të mirat.” ka shtuar klubi i Vëllaznimit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv