Sport

Rashica, Shala, Muriqi e Vojvoda shqetësimet e Challandesit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dje Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e tetorit m Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Sot Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Gjibraltarin që luhet nesër nga ora18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës.

Por ajo që ra në sy në stërvitjet e djeshme ishte fakti se 4 futbollistë nuk ishin 100 përqind në stërvitje.

Vedat Muriqi nuk është paraqitur fare në stërvitje, derisa Milot Rashica ka stërvitur i diferencuar. 100 përqind nuk ka qenë as Herolind Shala i cili një pjesë të punës e ka kryer me trajnerin kondiocional, derisa kah fundi i stërvitjeve shqetësime ka shfaqur edhe Mërgim Vojvoda.

Ajo që mëson Zëri.info nga burime të afërta me përfaqësuesen, asnjë nga këta lojtarë nuk kanë probleme serioze, kështu që paraqitja e tyre sidomos në ndeshjen me Malin e Zi nuk rrezikohet, derisa në sfidën e nesërme mund të lihen të lirë nga trajneri Challandes.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv