Sport

Publikohen pikët për Topin e Artë, kjo është diferenca Messi – Van Dijk

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mund të duket e pabesueshme, por është e jashtëzakonshme.

Lionel Messi përfundoi me epërsi prej vetëm shtatë pikëve kundrejt Virgil Van Dijk, në garën për Topin e Artë.

Ylli argjentinas i cili fitoi për të gjashtën herë këtë trofe, nuk ka pasur kurrë një epërsi kaq të ngushtë ndaj vendit të dytë.

Van Dijk, i cili është renditur në vendin e dytë, ka vetëm shtatë pikë më pak se ylli i Barcelonës.

France Football ka publikuar rezultatin e pikëve, me Lionel Messin që numëron 686 pikë, ndërsa Van Dijk, i dyti me 679 pikë.

I treti është Cristiano Ronaldo me gjithsej 476 pikë.

Revista franceze zbulon se kjo është një nga garat më të forta në histori të këtij çmimi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv