Lajme

Presidenti Thaçi, mirëpret emërimin e Grenell, si i dërguar special

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi të shkruar në Twitter, ka ka mirëpritur vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për emërimin e Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret që të punoj për të siguruar përfundimin e paqes në Ballkan.

“Mirëpres vendimin e presidentit Donald Trump për emërimin e ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar special. Mezi pres të punoj me të për të siguruar përfundimin e paqes Ballkan dhe për ta sjellë Kosovën brenda familjeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Richard Grenell është ambasadori i Amerikës në Gjermani, po ashtu do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat