Blic Plus

Policja hidhet në lumë për të shpetuar foshnjen

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një police është cilësuar heroinë pasi u hodh në lumë për të shpëtuar jetën e një foshnje. Jessica Voiels mori një telefonatë se foshnja 11 muajsh kishte rënë në lumin Irwell në Radcliffe, Manchester.

Në vend që të merrte komente për veprimin heroik, 24-vjeçarja u bombardua me mesazhe që e komplimentonin për pamjen e jashtme. Për këtë arsye, u detyrua të fshijë llogarinë personale në Twitter.

Njerëzit arritën ta kontaktonin pasi veprimi i saj u shpërnda nga një faqe në Facebook ku shkruhej: “Shpërndajeni këtë. Jessica Voiels, 24 vjeçe u hodh në lumin Irwell për të shpëtuar fëmijën Zak. Pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk e gjeti dot.”

Postimi u publikua me një fotografi të Jessicës me uniformë policie dhe nuk munguan komentet e meshkujve.

Disa prej tyre janë:

“Atëherë, nëse dua që të hidhem në lumë dhe të marr frymëmarrje gojë më gojë, atëherë Manchesteri është vendi i duhur.”

“Unë ndjej se duhet ta takoj dhe ta falënderoj personalisht, ndoshta ti jap një përkëdhelje dhe të shoh se si do ecë.”

Ndërkohë, babai i foshnjes, Zak Bennett-Eko, 22 vjeç, dyshohet hodhi fëmijën në ujë me një rrjetë basketbolli.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën