Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 24 vjeçarit të zhdukur në Lipjan

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një 24 vjeçar nga fshati Gadime e Ulët e Lipjanit, raportohet të jetë zhdukur qysh sot një javë.

Për rastin e Shqipdon Alijajt, të hënën Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij.

Ky është njoftim i plotë i Policisë:

Prishtinë, 21 tetor 2019 – Ju njoftojmë se më datë 14.10.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

o intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
o kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
o kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),
o analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme,
o analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo ne nr 080019999.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat