Një përplasje fizike VIP ka “tronditur” botën e showbizz-it shqiptar, me protagoniste tri vajza të njohura, që dikur shoqëroheshin në festa e udhëtime njësoj si te “Sex and the city”.
Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.
Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.
Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj.
E kontaktuar nga “Anabel.al”, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.
“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel.al.” Edhe pse lajmi i sherrit fizik të tyre mori dhenë, Einxhel vazhdon jetën duke postuar pamje nga shtëpia e saj dhe dedikime të fansave.
Nga ana tjetër, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi nuk kanë reaguar pas sherrit, por kanë vazhduar jetën aktive në rrjetet sociale duke marrë poza seksi njësoj si më parë. Ajo që ka bërë përshtypje nga postimet e Kejvinës është një video në “Instagram”, ku në sfond dëgjohet kënga “Criminal”.
Einxhel, e cila sapo ka lënë në mes rubrikën e saj në programin “E diell” në “Top Channel”, e pohoi vetë gjithë çfarë ka ndodhur, duke shtuar se mosmarrëvëshjen e kishte me Kejvinën, ndërsa Oriola ka shkuar për të mbështetur kushërirën e saj. Kujtojmë se Kejvina dhe Oriola janë në konflikt edhe me Françeska Jaçen dhe alu dohet se gjithçka ka ndodhur për një çantë “Channel”.
Madje, flitet se për faktin që Einxhel ka miqësi me Françeskën, kjo ka qenë dhe arsyeja pse dy kushërirat i kanë kërkuar takim asaj, si mikeshë e armikes së tyre të momentit. Pak kohë më parë u përfol se dy modelet seksi, Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe, nuk flisnin me njëra-tjetrën.
Pas disa fotove që publikuan së bashku në rrjetet sociale, u tha se shkak i sherrit të tyre ishte bërë një çantë e shtrenjtë. Vetë Kejvina e ftuar në programin “Mos i fol shoferit” e sqaroi me diplomaci sherrin e madh mes tyre, për të cilin janë në dijeni të gjithë miqtë e afërt.