Lajme

Policia e Shtetit arreston dy gazetarët, publikuan lajm të rremë për termet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Policia e Shtetit ka bërë një reagim në këtë orë të vonë nga ku ka lajmëruar se ka arrestuar dy gazetarë të dy portaleve shqiptare në lidhje me publikimin e një lajmi të rremë, ku thuhej se në orën 23:00 të së dielës Shqipëria do të goditej nga një tërmet prej 6 ballësh të shkallës Rihter.

Lajmi përhapi panik masiv dhe bëri që mijëra qytetarë në Tiranë dhe Durrës të dilnin nga banesat e tyre. Policia në njoftimin e saj thotë se lajmi u postua fillimisht në një portal dhe më pas në disa të tjerë, ka percjell Express.

Ndërkohë mbi këtë lajm, ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj:

Ata që në vend të solidaritetit njerëzor zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun, duke kontribuar kështu…

Posted by Sander Lleshaj on Sunday, September 22, 2019

Ndërsa më poshtë gjeni njoftimin e plotë të policisë:

Policia e Shtetit

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net“, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat