Sport

Peter Crouch e ‘godet’ rëndë Xherdan Shaqirin me këto fjalë në librin e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në verë, Peter Crouch, ish-sulmuesi anglez i dha fund karrierës së tij në moshën 38-vjeçare.

Në librin auto-biografik ‘Unë roboti’, shtatlarti e ka kritikuar rëndë mesfushorin nga Kosova Xherdan Shaqiri, i cili luan te kampioni i Evropës Liverpooli.

Fillimisht, Crouch nis ta lavdërojë Shaqirin: “Sigurisht që ai është një nga futbollistët më të talentuar që unë kam luajtur me të ndonjëherë”.

Por, më pas Crouch fillon ta kritikojë Shaqirin për mungesën e disiplinës.

Ish-futbollisti i Liverpoolit më tutje në librin e tij e ka kritikuar Shaqirin për kohën sa luante te Stoke City.

“Për 85 minuta, Shaqiri ua bënte jetën të gjithëve më të vështirë. Por, më pas ai pati pakënaqësi të vazhdueshme ashtu si edhe me menaxhimin e klubit”, tregon më tej Crouch.

Ndryshe, sonte Shaqiri do të jetë me skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen me Salzburgun në Ligën e Kampionëve ku do ta synojnë kualifikimin tutje në fazën e eliminimit direkt.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv