Lajme

Përgjigja e Haradinajt kur i kërkohet t’ua urojë fitoren kundër-kandidatëve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se kundërkandidatët e tij duhet të bëhen gati për ta përkrahur konceptin e tij “100% Kosovë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët organizuar online nga KDI, një komentues i tha Haradinajt se duhej të bëhej gati për t’ia uruar fitoren Albin Kurtit.

Kështu u përgjigj Haradinaj:

“Nëse ja japin votat qytetarët, e uron qytetari. Unë ju kisha thënë të bëheni gati të ma uroni mua sepse mendoj që e kam dëshmuar me punë se sa mundem ta ndryshoj gjendjen në vend dhe sa mund ta forcojë Kosovën . Oponentëve ju kisha thënë të bëhen gati ta përkrahin “100% Kosovë”.

Përveç kësaj, një tjetër komentues i kërkoi ta uronte LDK-në që për kandidate ka Vjosa Osmanin.

“LDK ka qeverisur gjatë me vendin. Një herë kam bashkë-qeverisur edhe unë me ata. Tash mendoj që koncepti i Qeverisë “100% Kosovë”, është më i sigurti edhe për LDK edhe për partitë tjera”, ishte përgjigjja e Haradinajt.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat