Lajme

Përfundon seanca dëgjimore ndaj djalit që vrau nënën e tij në Pejë, avokati kërkon ekzaminim psikiatrik

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

E premtja e 14 prillit ishte e kobshme për familjen Hyseni nga lagja Kapeshnicë e Pejës, pasi ndodhi një krim makabër brenda mureve të shtëpisë së tyre pasi dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke ia këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuar për këtë krim makabër është Urim Hyseni nga Peja ndërsa viktima është Hyrije Broqi-Hyseni.

Hyseni, sot ka dalë para organeve të drejtësisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ka përfunduar séance dëgjimore ndaj të dyshuarit. Sipas të njëjtave burime, Prokuroria në Pejë ka kërkuar që të vendoset masa e paraburgimit ndaj Hysenit.

Ndërsa, avokati mbrojtës, Asdren Mekaj ka kërkuar që ndaj Hysenit të kryhet një ekzaminim psikiatrik.

Për këtë rast, Gjykata pritet që ssë shpejti të vendos per aprovimin e kërkesës të Prokurorisë derisa në ditët në vijim do të organizohet edhe ekzaminimi psikiatrik për Urim Hysenin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat