Lajme

Mbahet seanca ndaj djalit që vrau nënën e tij në Pejë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

E premtja e 14 prillit ishte e kobshme për familjen Hyseni nga lagja Kapeshnicë e Pejës, pasi ndodhi një krim makabër brenda mureve të shtëpisë së tyre pasi dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke ia këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuar për këtë krim makabër është Urim Hyseni nga Peja ndërsa viktima është Hyrije Broqi-Hyseni.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ndaj Urim Hysenit, ka nisur të mbahet seanca në Gjykatë ku Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Si ndodhi krimi makabër?

Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës i ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se skena ishte rrënqethëse dhe familjarët ishin të trishtuar nga ajo çfarë kishin parë me sy. Tmerri i kësaj ngjarje bëhet akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, gjaku i viktimës u pi nga djali i saj.

Burime të afërta me familjen Hyseni, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Këto burime, konfirmuan se i dyshuari ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij.

Pas kryerjes së krimit, Hyseni u prangos nga Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, deklaroi se kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Gashi, para gazetarëve tha se bashkë me forenzikën, kanë dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje të flet dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi.

Tutje, Gashi tha se në bazë të rrethanave do të urdhërojnë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit dhe do të vazhdojnë me hetime deri në ndriçimin e rastit.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorirë Themelore në Pejë, deklaroi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Gjatë afatit ligjor do të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Nikçi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat