Sport

Përcaktohen premiat për futbollistët e Shqipërisë në rast të fitores ndaj Turqisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Shqipëria luan sonte në Turqi dhe për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për në “EURO 2020” duhet që të besuarit e trajnerit Edi Reja të marrin një rezultat pozitiv, ku padyshim fitorja është “qershia mbi tortë”.

Që në fillim të edicionit, kur nisën eliminatoret për evropianin, FSHF në bashkëpunim me vetë lojtarët e Kombëtares kanë përcaktuar edhe politikën e premiove për fitoren.

Kështu që sukseset në shtëpi janë vlerësuar me rreth 5 mijë euro shpërblim për titullarët, ndërsa për fitoret në transfertë, premio shkon deri në 6 mijë euro, shkruajnë mediat shqiptare.

Pra, kuqezinjtë kanë mundësi të fitojnë sot nga 6 mijë euro për kokë, titullarët, nëse fitojnë në Turqi. Kjo është premio e akorduar nga federata, pa llogaritur bonuset që vijnë nga jashtë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv