LajmeZgjedhjet

PDK-ja largon komisionerin në Viti, pasi ka qenë i akuzuar për korrupsion

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Partia Demokratike e Kosovës e ka larguar Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Komunën e Vitisë, pas raportimeve se ai ka qenë i akuzuar për korrupsion.

Sipas një njoftimi për media Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i verifikojë të gjithë anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilët do t’i zbatojnë aktivitetet zgjedhore në nivelet lokale të pushteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Si subjekti më i madh politik në vend, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur një standard të ri etik, që asnjë zyrtar i saj me aktakuzë të konfirmuar për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta ruaj këtë standard dhe i falënderon të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat