Sport

Pas fitores ndaj Malit të Zi, ky është reagimi nga Edon Zhegrova

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Edon Zhegrova luajti pak por kjo i ka mjaftuar atij që të lërë gjurmë në fitoren e mbrëmshme të Kosovës kundër Malit të Zi, me rezultat 2:0 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kosova arriti fitore të rëndësishme kundër Malit të Zi, fitore kjo që i ka lënë “Dardanët” në garë për vendin e dytë që dërgon në Euro 2020.

Sulmuesi i krahut të Kosovës dhe Baselit, hyri në lojë në minutën e 88-të ku nga fusha u largua Mërgim Vojvoda.

Edhe pse pati pak minuta dhe nuk arriti që të bëj ndonjë spektakël në fushë, megjithatë Edoni ndihet i lumtur me fitoren.

“Çfarë dite! Falëminderit të gjithëve për përkrahje”, ka shkruar Edoni derisa është duke u fotografuar me tifozë të Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv