Sport

Parashikohet transferimi i Milot Rashica te klubi i njohur i Premierligës angleze

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Afati kalimtar i janarit është hapur tashmë dhe tifozët e Wolverhamptonit mund të presin disa nënshkrime të vijnë në ‘Molineux’ pasi skuadra e Nunos është në vitin e dytë me radhë në Premierligë dhe e ka siguruar tashmë kualifikimin në Ligën e Evropës, shkruan “Birmingham Live”, përcjell Zëri.info.

Derisa ne presim që të fillojnë spekulimet konkrete për transferime, mediumi anglez stimuloi ‘EA SPORTS FIFA 20’ për të parashikuar ardhjet e mundshme në skuadër gjatë këtij muaji.

Sipas këtij parashikimi, Wolves do të shpenzojë afër 20 milionë funte për transferimin e Eric Lamelas nga Tottenhami.

Përveç kësaj, parashikohet edhe ardhja e super-yllit të Werder Bremenit, Milot Rashica për 24 milionë funte.

Ndryshe, paraqitjet e Rashicës me Werder Bremenin këtë edicion kanë qenë të jashtëzakonshme, derisa tashmë ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 13 ndeshje në Bundesliga.

23-vjeçari nga Kosova ka luajtur 48 ndeshje për Werderin prej transferimit nga Vitesse për 6.3 milionë funte në vitin 2018 dhe në treg sot ka një vlerë prej 31 milionë funtesh.

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv