Lajme

Palmeri, i bën thirrje Kosovës që të anulojë taksën e vendosur

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, tha se Kosova duhet të formojë Qeverinë e re sa më shpejt dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve me Serbinë, sepse “koha nuk është në anën e saj”.

Palmeri foli para një komiteti të Senatit amerikan, në një seancë kushtuar rajonit të Ballkanit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara e inkurajojnë edhe Kosovën, edhe Serbinë që të bëjnë lëshime, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Palmeri, po ashtu i bëri thirrje Kosovës që të anulojë taksën e vendosur ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, vitin e kaluar, e cila edhe është bërë shkak për ndërprerjen e bisedimeve.

Në muajin gusht, Departamenti amerikan i Shtetit e ka emëruar Palmerin përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore.

Në fillim të këtij muaji, ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenelli është edhe ambasador në Gjermani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat