Lajme

Pacolli: Duhet të heshtin kritikët e profilit social të Kadaresë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjatë ditës së djeshme u shpallën fituesit e çmimit ‘Nobel për Letërsi’. Njëri nga fituesit ishte Peter Hendke.

Ky i fundit njihet si person skandaloz. Kjo për shkak se ka përkrahur krimet e ‘Kasapit të Ballkanit’, Slobodan Millosheviq kundër shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

E për këtë gjë reagoi edhe Behgjet Pacolli, i cili përmes një postimi pyeti se a gjykon Juria e Nobelit vetëm për kontributin letrar të një autori, apo dhe për moralitetin e tij intelektual që i bën autorët fitues edhe shembuj për brezat.

“Kur këtë çmim e mori shkrimtari austriak, mbrojtësi më i madh ndërkombëtar i Milosheviqit, Peter Handke, kur rrjeti gëlon nga peticionet kundër tij, pyes: a gjykon Juria e Nobelit vetëm për kontributin letrar të një autori, apo dhe për moralitetin e tij intelektual që i bën autorët fitues edhe shembuj për brezat? Handke, i kritikuar dhe nga vetë serbët për apologjinë e krimeve të Milosheviqit ndaj shqiptarëve, sigurisht s’është model i mire”, shkroi Pacolli.

Ai tha se nëse është kështu, kritikët e profilit social të Kadaresë duhet të heshtin.

“Po e marrin çmimin Nobel monstra sociale si Handke. Kurse si talent botëror letrar, Kadare i ka marrë thuajse gjithë çmimet: portreti tij madhështor rri para Jurisë së Nobelit për mbi 40 vjet”, tha Begjet Pacolli.

Ai në fund i inkurajon të gjithë që të mbledhin firma për peticione kundër Handke, dhe që ta përdorin këtë iniciativë për të forcuar ndjenjën kombëtare, që Kadare e përfaqeson aq cilësisht.

Postimi i plotë:

“Kam marrë çmime ndërkombëtare në ndërtimtari dhe sigurisht sdo marrë Nobelin në ndonjë fushë.
Mirëpo kam një miqësi të mirë me shkrimtarin tonë kombëtar Ismail Kadare që ka 40 vjet a më shumë që është kandidat i çmimit Nobel për letërsi. E sot kur këtë çmim e mori shkrimtari austriak, mbrojtësi më i madh ndërkombëtar i Milosheviqit, Peter Handke, kur rrjeti gëlon nga peticionet kundër tij, pyes: a gjykon Juria e Nobelit vetëm për kontributin letrar të një autori, apo dhe për moralitetin e tij intelektual që i bën autorët fitues edhe shembuj për brezat? Handke, i kritikuar dhe nga vetë serbët për apologjinë e krimeve të Milosheviqit ndaj shqiptarëve, sigurisht s‘ është model i mire.

E nëse është kështu, duhet të heshtin kritikët e profilit social të Kadaresë. Po e marrin çmimin Nobel monstra sociale si Handke. Kurse si talent botëror letrar, Kadare i ka marrë thuajse gjithë çmimet: portreti tij madhështor rri para Jurisë së Nobelit për mbi 40 vjet. Ndaj i inkurajoj pozitivisht ata bashkëkombas që të mbledhin firma për peticione kundër Handkes. Pa ngatrruar atë me popullin mik austriak. Dhe i ftoj që ta përdorin këtë inisiativë për të forcuar ndjenjën kombëtare, që Kadare e përfaqson aq cilësisht.”

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat