
Skuadra e Llapit sot ka nisur fazën përgaditore për stinorin pranveror.
Të prirë nga kryetrajneri Tahir Batatina dhe stafi i tij, futbollistët, ata që ishin pjesë e klubit në stinorin vjeshtor dhe që do vazhdojnë të jenë edhe në pranverë si dhe transferet e ardhura kanë mbajtur seancën stërvitore në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Stërvitja e sotme filloi me vrapime në grup e më pas vazhdoi edhe me pasime në koordinim dhe në fund u mbyll me lojë.
Në stërvitje është paraqitur edhe i rikthyeri nga lëndimi, Bujar Idrizi i cili po vazhdon me fazën e rikuperimit ndaras nga grupi, poashtu pjesë e skuadrës do jetë edhe Ardian Hoti i cili është bashkuar me Llapin pas gjashtë muajve huazim tek Dardana, kurse sot me leje të trajnerit, munguan vetëm Mergim Pefqeli dhe Benjamin Emini.