Lajme

Nisën ndihmat nga Kosova, Italia, Greqia drejtë Shqipërisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se gjithë shtetet mike të Shqipërisë kanë shprehur gatishmëri për ndihma pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm shtetin shqiptar.

Teksa tha se dy avionë me skuadra speciale kanë nisur kryeministri italian Conte dhe ai grek, Mitzotakis.

Rama, po ashtu tha se edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK-së drejt zonave të krizës emergjent.

Ky është postimi i tij i plotë në rrjetin social “Facebook”.

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.

Kontaktet vazhdojnë intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat