Sport

Nesër hidhet shorti për Ligën e Kombeve, Kosova pritet ta mësojë këtë gjë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2020” kanë përfunduar dhe tash vjen mundësia e radhës përmes Ligës së Kombeve për 16 kombëtareve që dolën fituese të grupeve të tyre në këtë ‘mini kompeticion’.

Kështu Kosova do ta ketë një tjetër mundësi që përmes Play Offit të Ligës së Kombeve të marrë biletën drejt “EURO 2020”.

16 është numri i skuadrave do të garojnë në katër ‘grupe’ për katër kombëtaret e fundit që do të kualifikohen në UEFA Euro 2020.

Për çka është shorti?

Për të përcaktuar se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë si vendas në finalen e secilës ndeshje të play-offit.

Gjysmëfinalet e play-offit tashmë dihen pas fundit të ndeshjeve kualifikuese. Në secilin ‘grup’, ekipet që nuk janë kualifikuar direkt përmes fazës kualifikuese të grupeve do të rankohen nga 1 deri në 4 bazuar në renditjen në UEFA Nations League (Liga e Kombeve).

Gjysmëfinalet do të luhen si vijon:

a) Ekipi i renditur i pari luan në shtëpi ndaj ekipit të ranguar i 4-ti.
b) Ekipi i ranguar i dyti luan në shtëpi ndaj ekipit të renditur i 3-ti.

Kur është shorti?

Shorti i fazës së play-offit për Euro 2020 do të hidhet të premten (nesër) më 22 nëntor, në orën 12:00 (kohë lokale).

Kush merr pjesë?

Ekipet kombëtare që nuk kanë arritur të kualifikohen përmes fazës kualifikuese të grupeve, bazuar në paraqitjen e tyre në UEFA Nations League – kombëtaret që u renditën më së larti në secilën ligë.

‘Grupi’ D: Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bjellorusia

Kësisoj, Kosova do të ketë punë me Maqedoninë e Veriut në udhëtim, në ndeshjen e parë (gjysmëfinale).

Nëse triumfon në gjysmëfinale, Kosova në finale të play-offit do të ndeshej me fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi. Shorti paraprakisht do të caktojë se ku do të zhvillohet finalja.

Si do të vendosen përballjet e play-offit?

Për dallim prej ndeshjeve tjera të play-offit, këtë radhë do të ketë vetëm nga një ndeshje.

Shorti i 22 nëntorit e përcakton se fituesi i cilës gjysmëfinale do të zhvillojë finalen në shtëpi. Ndërsa, fituesit e katër finaleve (të katër ‘grupeve’) do të kualifikohen në UEFA Euro 2020, përcjell Insporti

Kur do të luhen ndeshjet e play-offit?

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 mars 2020 (e enjte), ndërsa finalet pesë ditë më pas, më 31 mars 2020 (e martë).

Ndeshjet pritet që të zhvillohen në ora 20:45, por mund të ketë përjashtime.

Datat e ndeshjeve të play-offit, shortit të Evropianit dhe ndeshjeve të Evropianit:

Shorti për play-off: 22 nëntor
Shorti për Euro 2020: 30 nëntor
Ndeshjet gjysmëfinale të play-offit: 26 mars 2020
Ndeshjet finale të play-offit: 31 mars 2020
Short shtesë për Euro 2020 (nëse nevojitet): 1 prill 2020
Datat e Euro 2020: 12 qershor – 12 korrik 2020

Insporti raporton se në Ligën e Kombeve, në mesin e 55 kombëtareve pjesëmarrëse në katër liga me katër grupe secila, Kosova arriti të shënojë më shumë gola se çdo kombëtare tjetër.

Në gjashtë ndeshje në Grupin 3 të Ligës D, Kosova realizoi 15 gola teksa pësoi vetëm 2.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv