Sport

Munishi: Edhe Guardiola, Mourinho dhe Kloppi ma kanë lakmi se çfarë skuadre kam unë!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ismet Munishi me Ballkanin e tij janë duke treguar ndeshje jashtëzakonisht të mira këtë edicion dhe nuk janë rastëisht në vendin e parë në tabelë

Ballkani i prinë tabelës së Superligës së Kosovës në futboll me 34 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit për sezonin vjeshtor e luan të hënën kundër Vushtrrisë, raporton Reporteri.net

Në një intervistë ekskluzive për Reporterin, Munishi ka thënë se skuadra e tij, Ballkani, po jep magji në futbollin e Kosovës.

“Ekipa jonë ju kam thanë që po jep magji në futboll të Kosovës. Pas shumë vjete u dalë një ekip që po jep magji. Po tash jena ba një ekip që edhe po jep shumë emocion, shumë emocion,” ka thënë Munishi.

“S’ka trajner në botë që nuk ma ka lakmi, ata se dinë çfarë ekipe kam unë, edhe Jose Mourinho, Guardiola e Kloppi ma kanë lakmi, seriozisht po ju tham, hiq edhe për ekip nuk ia dho dorën. Kena mu sfidu edhe në Evropë edhe krejt të kqyrim, me vetëbesim të plotë me ekipe të mëdhaja. Po nuk e ndërroj ekipën tem, as me ata hiç,”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv