Sport

Muhamet Dragusha flet për favoritët e Superligës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Superliga e Kosovës në mesjavë zhvillon ndeshjet e xhiros së 14-të.

Pas javës së 13-të skuadra e Ballkanit është lider i kampionatit me 29 pikë të tubuara.

Për ecurinë dhe favoritët për titullin kampion i Superligës në një prononcim për BlicMedia ka folur super analisti, Muhamet Dragusha.

“Sigurisht se kampionat interesant duke u bazuar në lojërat dhe rezultatet e deri tanishme, mendoj që asnjë befasi në kreun e tabelës përveq FC FERONIKELIT që spo arrin të konsulidohet dhe ngjitet aty edhe ku është qëllimi i tyre.
“, ka thënë fillimisht Dragusha.

“Secili ekip po ka ngritje të formës batica dhe zbatica por FC BALLKANI është jashtëzakonisht mirë i përgaditur në secilën mënyrë të lojës së futbollit.
FC BALLKANI me plot meritë është kryesues, lojërat e mira teknike, taktika dhe ana fizike dhe mentale është në super nivel ku edhe rezultatet po tregojn se cilësia e lojtarëve është shumë e lartë në gjithë kontigjentin që po ofrojn në fushë”, ka thënë më tej analiti i njohur.

“FC GJILANI ekip me cilësi dhe përvoj, është interesant të thuhet se skan vazhdimësin e rezultatëve por përsëri janë mirë dhe pas qdo humbje rikthehen dhe arrijn tek suksesi, kjo sikur vetknaqen nga sukseset të jep për të menduar e që nuk ish dasht të ndodh, Sulmi është arma e fort.

“FC DRITA ekip me lojtarë individual shumë të mirë, repartet shpesh herë nuk kan balanc të mirë mes vete, duhet me shumë grind dhe dëshirë për fitore.

FC PRISHTINA arriti të këndellet me trainerin DALLKU ku rezultatet dhe loja e tyre veq ka ngritje e që në këtë klub ka kohë që nuk shohim, lojë me aksione të rrjedhshme e dëshirë të madhe për fitore.

“FC LLAPI ekip me dëshirë por mosha e disa lojtarëve sikurse po e penalizon trainerin BATATINA, jemi mësuar të shohim duke afruar në ekip shumë lojtarë të ri në merkato kurse këtë vit është mbështetur më shumë ndoshta në lojtarë me shumë përvoj në futboll’, ka potencuar Dragusha.

“Marr në përgjithësi kampionat rivalizues dhe herë pas here me lojëra shumë të mira, shpresojm të vazhdoj kështu dhe ekipet ti ndjekin ëndërrat e tyre deri në fund”, ka deklaruar analisti dhe trajneri i njohur Muhamet Dragusha për BlicMedia.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv